Familja e Dua Lipës po kalon kohën në jug të Shqipërisë me kryeministrin Rama
27 korrik 2021
| 15:00
Familja e këngëtares Dua Lipa është duke i shijuar pushimet në Shqipëri.
Dukagjin Lipa, ka ndarë pamje nga momentet bashkë me kryeministrin Edi Rama.
Në llogarinë e vet në “Instagram”, ai ka postuar imazhe derisa ka shkruar se Ramën e ka bërë mik.
“Unë mendoj se kam bërë një mik Edi Rama, një njeri me sharmë të pastër”,ka shkruar Dukagjin Lipa në mbishkrimin e fotografive.
Ndërkohë, e veçanta e fotografive është se në njërën nga to mund të shohim se Dua luan rolin e fotografes.
Fotografitë mund t’i shihni: KËTU