Familja e Faton Hajrizit nesër dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe Haxhiut
Familja e Faton Hajrizit nesër (e enjte) do të dorëzojë padi dhe kallëzim penal ndaj kryeministrit Albin Kurtit, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për deklaratat ndaj Hajrizit, i cili është vrarë në Serbi para disa muajsh.
Lajmin e ka me dije avokati i familjes, Gent Gjini.
“Nesër (e enjten) në pallatin e drejtësisë do t’i dorëzojmë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve publikë të cilët kanë përdorur ofendime dhe gjuhë urrejtje për Faton Hajrizin, me shprehje si ‘kriminel, e pikërisht fjala kriminel na ka shtyrë t’i procedojmë paditë për shpifje dhe ofendim. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryeministri po ashtu, deputeti Arbër Rexha e po ashtu ministrja e Drejtësisë, kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi”, ka thënë avokati Gjini.