Familja e Faton Hajrizit sot dorëzon padi dhe kallëzime penale ndaj Kurtit, Bislimit e Haxhiut
17 tetor 2024
| 08:15
Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, do të dorëzojë padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimit dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Këtë avokati Gjini pritet ta bëjë sot në orën 13:30, teksa ai dje tha për Klankosova se padinë do ta bëjë për, sipas tij, fyerje ndaj Faton Hajrizit.
Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse do të bëhet kjo padi.
I pranishëm aty do të jetë edhe vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi.
Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë.