![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/F074F89A-4185-41C3-9CE9-BB9749AEAE0D.jpeg)
Familja e heroit Bedri Shala e përkrah për kryetar të Junikut, Agron Kuçin
Bedri Shala, Heroi i Kombit edhe pse i lindur në Drenicë, ai e dha jetën për Kosovën në betejën e Junikut në vitin 1998.
Familja e tij është ngusht e lidhur me Junikut, prandaj bëjnë vizita të shpeshta në këtë komunë.
Ndërkohë, familja e Bedri Shalës, sot përmes një postimi në facebook i kanë dhënë mbështetje Agron Kuçit në balotazhin e 14 nëntorit për kryetar të Junikut.
“Ndonëse nuk jemi nga Juniku, historia jonë Kombëtare e familjare na lidhë fortë, e përjetë me Junikun dhe junikasit, sepse Bedriu lindjen vertetë e kishte ne Drenicë por Perjetësinë e beri ne Junik te Dukagjinit. Ra në Altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë. Heroi Bedri Shala, axha im pa dyshim nuk është vetem i yni, i Drenicës, ai është i krejt Kosovës, Kombit Shqiptar, është pjesë e pandashme e luftës dhe Heroizmit të Trimave të UÇK-së në Junik, për t’u bërë pjesë e Historisë së Kombit tonë!”, shkruan Xheladin Shala.
“Gjatë gjithë këtyre viteve, falenderojm per kujdesin dhe respektin e treguar nga Kryetari i Junikut z.Agron Kuçi, një burrë tipik shqiptar, me vlera të larta njerëzore, inteletuale, Kombëtare e Atdhetare, e që besoj gezon respektin e gjithë Kosovës, si kryetari më i suksesshëm i shpallur disa herë radhazi! Unë besoj fuqishëm tek junikasit, në percaktimin e tyre, në perkrahje të vlerave me të mira që i ka Juniku, e që ato vlera, në vijën e tyre më së miri i përfaqëson dhe është kryetari Agron Kuçi! Urime Kryetar Agron, të deshirojmë suksese e fitore. Me shumë respekt Familjarisht, Xheladin Shaban Shala”, thuhet në fund të postimit.