Familja e Liridona Ademajt falënderon të gjithë për ngushëllimet: “Kriminelët duhet të kalben në burg”

02 dhjetor 2023 | 23:26

Vëllau i të ndjerës Liridona Ademaj, Leonard Ademaj, përmes një reagimi në “Facebook” ka falënderuar të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe mbështetjen publike, teksa ka bërë thirrje për drejtësi në rastin e vrasjes së rëndë e të porositur të motrës së tij nga bashkëshorti i saj.

“Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë. Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur. Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij i plotë:

Përshëndetje,

unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.

Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.
Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.

Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.

Me respekt,

Familja Ademaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një kohe shumë të gjatë, Trepça e ka mposhtur…