Familja e Madeleine Albright tregon shkakun e vdekjes së saj

24 mars 2022 | 00:02

Familja e Madeleine Albright ka njoftuar për vdekjen e saj, duke thënë se shkaku ka qenë kanceri.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjete sociale, familjarët kanë thënë se Albright ishte e rrethuar nga familjarë dhe miq, përcjell Demokracia.com.

“Me zemër të thyer njoftojmë se Dr. Madeleine K. Albright, Sekretarja e Shtetit e 64-të dhe gruaja e parë që ka mbajtur këtë pozitë, ka vdekur më herët sot. Shkaku ka qenë kanceri. Ajo ishte e rrethuar nga familjarë dhe miq. Ne kemi humbur një nënë të dashur, gjyshe, motër, teze dhe shoqe”, thuhet në njoftimin e familjes Albright.

Albright ka vdekur të mërkurën në moshën 84 vjeçare.

Gjatë kësaj kohe, Albright ka qenë kryetare e bordit të politikave të mbrojtjes në Shtëpinë e Bardhë.

Albright në kohën sa ka qenë sekretare e SHBA-së ka qenë faktor kryesor për bombardimin e NATO-s kundër Serbisë.

Ajo ka luajtur një rol kyç edhe në bisedimet e Rambujesë. Ish-sekretarja amerikane, edhe pas pensionimit nga politika ka vazhduar mbështetjen për shtetin e Kosovës.

Në vitin 2019, Albright kishte vizituar Kosovën në një pritje të organizuar nga institucionet e shtetit, ku ishte zbuluar edhe busti i saj në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka reaguar pasi Madeleine Albright,…