Familja e raportoi të zhdukur, lajmërohet ferizajasi: Po jetoj në Fushë Kosovë
10 maj 2024
| 08:31
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.
Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Ferizaj, që e raportoi të zhdukur djalin para disa ditësh.
Ferizajasi e kuptoi përmes rrjeteve sociale që familja po e kërkon dhe u lajmërua vetë në polici.
Siç merr vesh gazeta, i riu ka deklaruar në polici se nuk është zhdukur, por vetëm është larguar nga shtëpia bashkë me bashkëshorten.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe prokurori i shtetit.