
Familja e Remzi Gashit në Skenderaj bëhet më shtëpi
15 tetor 2019
| 13:46
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ia ka dorëzuar çelësat e shtëpisë familjes së Remzi Gashit në lagjen III në Skenderaj.
“Donator i kësaj shtëpie është bashkatdhetari ynë që jeton në Zvicër, Arben Dauti, të cilin e falënderoj në emër të komunës tonë, për ndihmën që i ka ofruar kësaj familje. Falë ndihmës së njerëzve vullnetmirë çdo ditë e më shumë familjet nevojtare po bëhen me shtëpi”, ka thënë kryetari Jashari.
/Epoka e re/