Familja e Ronaldos nis pushimet, Georgina poston fotot nga avioni luksoz
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një ndër çiftet më të dashura dhe më të komentuara nga publiku. Ata përveçse janë mjaft të suksesshëm në karrierën e tyre, gjithashtu janë edhe shumë të dhënë pas familjes që kanë krijuar së bashku.
Një gjë e tillë vihet re nga postimet e shumta që çifti i famshëm bën në rrjetet sociale. Pas humbjes së fëmijës së tyre disa kohë më parë, familja e yllit të futbollit se bashku me vajzën e sapolindur kanë nisur pushimet e tyre.
Ka qenë bukuroshja brune ajo që ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi nga avioni privat para udhëtimit. Në imazhet në fjalë duket e gjithë familja prej 7 anëtarësh, dhe modelja seksi që mban vajzën e vogël në krahë.
Nga ana tjetër, vetë futbollisti shumë i pëlqyer nga publiku, ka publikuar një fotografi ku shfaqet e gjithë familja rreth një tavoline.
“Pushime me dashuri”, ka shkruar Ronaldo bashkëngjitur që ka marrë miliona pëlqime, duke mos treguar destinacionin që kanë zgjedhur për të kaluar kohën familjarisht.