Familja e shoferit të vdekur ka hapur të pame në Gjakovë
Nga aksidenti tragjik i ditës së sotme të ndodhur në Kroaci kanë mbetur të vdekur 10 persona, ndërsa të lënduar dhjetëra të tjerë.
Në mesin e viktimave është edhe njëri nga shoferët e autobusit i cili në momentet e aksidentit nuk ishte në timon.
E familjarë të tij kanë treguar se kanë hapur të pame në Gjakovë.
Djali i axhës së tij në një lidhje direkte për “RTK”-në, ka thënë se lajmin për vdekjen e familjarit të tyre e kanë marrë nga agjencioni “Deva Tours”, ndërsa përmes burimeve zyrtare ende jo.
“Lajmin e kemi marrë nga agjensioni. Për të na kanë njoftuar që është në mesin e të vdekurve, por jo nga burime zyrtare por vetëm nga agjencsioni. Por, ne kemi hapur të pamën prej ditës së sotme. Ai ka qenë shofer me përvojë të gjatë dhe ka vozitur në disa agjencione”, ka thënë ai.