
100.000 euro nga Ermal Fejzullahu për të prekurit nga tërmeti
27 nëntor 2019
| 18:32
Këngëtari Ermal Fejzullahu ka treguar nëpërmjet “Instagram”-it se ai me familje ka ndarë shumën prej 100 mijë euro për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ai ka sqaruar se kjo është hera e parë që e bën publike shumën dhe ndihmën e ofruar për dikë, mirëpo kësaj radhe bëhet fjalë për një komb të tërë.