Familja Hadid po kërcënohen me jetë, pasi që mbështetën Palestinën
Familja Hadid po marrin kërcënime me vdekje për shkak se mbështetën Palestinën.
Siç ka mësuar TMZ, këto kërcënime ishin serioze dhe ata janë detyruar të marrin masa.
Burimet thonë se çdo anëtar i familjes Hadid duke përfshirë këtu Gigi, Bella, Anwar dhe madje prindërit e tyre, Mohamend dhe Yolanda, kanë marrë mesazhe me të cilat po kanë frikë për jetën e tyre.
TMZ-së, i është thënë se këto kërcënime me vdekje vijnë përmes mediumeve, duke përfshirë emailet, mediat sociale madje edhe telefonat e tyre celularë.
Thuhet se numrat e telefonit të disa anëtarëve të familjes Hadid janë zbuluar gjatë javës së kaluar. Ata kanë hasur në persona që kanë trazuar ndjenjat e tyre, duke përfshirë këtu edhe përshkrimet se si do t’i ekzekutonin Hadidët.
Familja është detyruar t’i ndërrojnë numrat për të shmangur kërcënimet e vazhdueshme. Madje siç raporton TMZ, thonë se Mohamet po mendon të shkojë në FBI.