Familja Haliti mohon se familjarët u vdiqën në Shqipëri si pasojë e helmimit nga kërpudhat

09 maj 2021 | 12:03

Familja Haliti nga Gjilani ka mohuar se tre anëtarë të familjes u vdiqën në Shqipëri si pasojë e helmimit nga kërpudhat.

Sipas të birit të çiftit Haliti, vdekja e familjarëve të tij është e dyshimtë. Ai thotë se ka ngordhur edhe qeni i familjes dhe se qeni dihet se nuk konsumon kërpudha.

“Rasti është i rëndë për familjen tonë, ka pasur devijime të mëdha në lajme. Janë ngutur mediat dhe pa e marrë opinionin edhe të shëndetësisë kanë dalë me tregime të ndryshme. Familja ka shkuar në shtëpi të vet, sepse ishin shtetas të Shqipërisë, nuk ka shkuar për ahengje. Është shtëpia jonë, kemi kaluar kohë të gjatë atje, babai ishte edhe me dokumente shtetas i Shqipërisë. Janë infektuar prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese për ne dhe e papërballueshme për familjen tonë është neglizhenca dhe mos tretmani i duhur në shërbimin spitalor në Manzë. Tre pacientë me shku me të njëjtat simptoma dhe të kthehen në shtëpi me barna, nuk është adekuate, pa analiza, pa ekzaminime mjekësore, pa kurrfarë përkushtimi, me liru pacientët në atë gjendje, është diçka jo e duhur për çdo mjek që i thotë vetit mjek. Kam kontaktuar me Afrimin përmes telefonit, ka thënë se kanë qenë në Spital, kanë kaluar vetëm me një serum dhe i kanë liruar, kanë shkuar në shtëpi me barna. Çdo njeri që i ka parë në atë gjendje ka mundur ta konstatojë se diçka nuk është në rregull. Nuk guxon pacienti të lirohet në atë gjendje. Ishin tre pacientë”, ka thënë i biri i familjes Haliti nga Gjilani. “Është shumë herët të flasim për të tilla gjëra, ndjekja vetëm ka filluar, policia e ka filluar ndjekjen, mjekësia ligjore do ta thotë fjalën e vet. Ato procedura janë kryer, sepse kjo është sipas atyre e konsideruar si vdekje e dyshimtë. Ne e kemi pasur edhe një qen që ka qenë atje me prindërit, është se pse vdiq qeni. Qeni e ka pasur ushqimin e vet, ajo më lë të mendoj që është shumë e dyshimtë. Qeni ka ngordhur dhe ne nuk dimë që qeni konsumon kërpudha pse pra ai ka ngordhur. Ndjekja penale do të vazhdojë sepse prokuroria ka iniciuar rastin, rasti është i dyshimtë”, ka thënë djali i familjes Haliti.

Ai tregoi se në spitalin e Tiranës iu desh të prisnin tre orë për rezultatet e disa analizave.

“Sipas raporteve që i kemi diskutuar këtu në Gjilan me ekspertë mjekësor, sjellja e mjekëve në Gjirin e Lalzit e Tiranë ka qenë në joprofesionale. Në spitalin e Tiranës kemi pritur tre orë për analiza. Jam konsultuar me mjekun aty në spital dhe e pyeta se çka mundemi me bo sa më shpejt, por ai më tha se është shumë vonë. Për disa analiza, ai më tha që të shkojë në laboratorin e tij privat. Kur i mora analizat pas tre ore, më tha se duhet më shumë analiza, por është shumë vonë. Falë dashamirëve të shumë të prindit tim, është bërë gjithçka çka ka qenë e mundur për t’i shpëtuar, është fjala pas intervenimit”, u shpreh ai.

Sipas informacioneve të para zyrtare, anëtarët e familjes Haliti vdiqën në Shqipëri për shkak të helmimit nga këpurdhat. Dy vdiqën të premten dhe i treti të shtunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sëmundje të rëndë, sot ka vdekur gjyqtarja e…