Familja Haradinaj nderon Shkëlzenin te varri
16 prill 2020
| 09:33
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot betejën ku ranë heroikisht Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Shkëlzen Haradinaj. “Në luftën tonë për liri kemi parë trimëri të papërsëritshme. Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe atdhe. Që të jetojë i lirë shqiptari, në betejën e Maznikut ranë heroikisht, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Shkëlzen Haradinaj, trashëgiminë e të cilëve po e vazhdon Luani i Ri, bashkë me të gjithë luanët e ushtrisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.