Familja Hazrolli nga Banja, i bëri me shtëpi dy familje nga Malisheva

06 dhjetor 2018 | 17:35

Dy familje nga Malisheva janë bërë me shtëpi, falë humanitetit të familjes së Ali Hazrollit nga Banja e kësaj komune.

Në ceremoninë e dhënies së çelësave të shtëpive për familjet e Mefail Kastratit nga Maxharra dhe të Amrush Zogajt nga Lladroci, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka falënderuar familjen Hazrolli për këtë veprim, ndërsa dy përfituesit i ka uruar për shtëpitë e tyre. “Ju jemi shumë mirënjohës kësaj familje, e cila krahas kontributit në luftë, edhe sot po vazhdon të kontribuoj me këtë formë të ndihmës për familjet në nevojë. Po ashtu falënderoj edhe mërgimtarët tanë, siç është Burim Hazrolli, që ka marrë këtë iniciativë që të ndërtoj këto dy shtëpi. Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kanë mundësi ti ndihmojnë këto familje”, ka thënë Begaj.

Po ashtu në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe anëtari i familjes Hazrolli, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, i cili ka ftuar të tjerët që kanë mundësi të jenë solidarë me familjet në nevojë. “Është ndjenjë e veçantë kur ke mundësi ta ndihmosh një familje në nevojë, si familja Kastrati, apo edhe të një veterani siç është familja e veteranit Amrush Zogaj. Mendoj se secili që ka mundësi, duhet të ndajë nga pak nga të mirat materiale dhe t’i ndihmojmë ata që kanë nevojë, pasi e kemi obligim dhe t’iu ofrojmë pak ngrohtësi. Shteti nuk ka mundësi që ti ndihmoj të gjitha rastet, por duhet të jemi solidar të gjithë dhe me bashkimin e forcave, çdo familje mund të ndihet mirë”, ka thënë Hazrolli.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Drenicës dhe portieri Arion Ymeri kanë pasur një…