Familja Kaçkini në Skenderaj bëhet me shtëpi të re
19 gusht 2018
| 14:26
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me hoxhën Halil Kastrati dhe Megzon Hotin, i cili ka financuar tërë ndërtimin e shtëpisë së familjes Kaçkini, ua kanë dorëzuar kësaj familje çelësat e shtëpisë së re.
Bekim Jashari ka thënë se donatorët meritojnë të vlerësohen për këto vepra fisnike. “Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, e udhëhequr nga hoxha i nderuar, z. Halil Kastrati ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në komunën tonë, në zbutjen e gjendjes së të pastrehëve, duke iu ndërtuar shtëpi të re banimi. Përfitoj nga rasti, t’u bëj apel të gjithë njerëzve vullnetmirë, kompanive, firmave, dyqaneve dhe të tjerëve, të ndjekin këtë shembull, për të ndihmuar ata që janë në nevojë”, është shprehur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.