Familja Kiçina: Ty Shkelzen Gashi te koft haram liria e KOSOVES
25 prill 2020
| 10:20
Familja Kiçina ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Shkëlzen Gashit. Familja Kiçina, e cila ka dhënë dëshmorë në luftën për liri, ka shprehur mallkime për këshilltarin e Kurtit, i cili dje, sipas saj, ka ofenduar UÇK-në.
Arben Kiçina nga kjo familje ka publikuar fotografi të luftës dhe disa fjalë për Shkëlzen Gashin. “Ata të cilët e shajn UÇK-në dhe folin si Shkelzen Gashi nuk kan faj se UÇK-ja ja sjelli Lirin e tash duhet me na shajt e ma ne than kriminel. Se ne u vram u varrum murrem plag akoma kemi dhimbje. e ty Shkelzen Gashi te koft haram liria e KOSOVES”, thuhet në reagimin e familjes Kiçina.