Familja Mbretërore kërkon punëtorë, kaq është paga vjetore
Familja Mbretërore e Britanisë së Madhe është në kërkim të punëtorëve.
Konkursi është publikuar në faqen zyrtare të “Familjes Mbretërore” të Britanisë së Madhe.
Kjo ndodh pasi një 19-vjeçar i armatosur u përpoq të depërtonte në kështjellën Windsor, ku në atë kohë ndodheshin brenda mbretëresha Elizabeth, Princi Charles dhe Camilla, kështu që ata duan ta forcojnë sigurinë.
Britanikët ofrojnë një pagë vjetore prej rreth 26.800 euro për 38 orë punë në javë, dhe duhet të punojnë shtatë ditë të javës, siç raporton Daily Express.
“Kjo është një mundësi fantastike për t’u bërë pjesë e historisë 300-vjeçare të Pallatit Kensington dhe për të na ndihmuar të sjellim në jetë historitë tona magjepsëse për të gjithë mysafirët tanë, çdo ditë”, thuhet në shpalljen e punës.