Familja Mirena përkujton 16 burrat e vrarë nga forcat serbe
21 prill 2019
| 13:18
Familja Mirena nga Nakarada e Fushë Kosovës, ka përkujtuar 20-vjetorin e masakrës ndaj familjarëve të tyre.
16 meshkuj të kësaj familje ishin nxjerrë nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe, për t’u vrarë më pastaj.
Familjarët edhe këtë përvjetor janë ndjenë të zhgënjyer që askush nuk është dënuar për vrasjet e familjarëve të tyre.
Homazhe tek varrezat e tyre përpos familjarëve kanë bërë deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu dhe zyrtari i kësaj lëvizje, Avni Zogjani.