Familja Mrasori plaçkitet në Slavonski Brod të Kroacisë gjersa po kthehej për në Zvicër
Familja Mrasori nga Klina u plaçkitën në Kroaci pas mesnatës të së premtes, saktësisht në Slavonski Brod me të ndalur për të pushuar në një pompë benzine në autostradën Beograd-Zagreb, përmes së cilës po udhëtonin për në Zvicër pasi kishin pushuar në Kosovë.
Në Novska, tre hajdutë atyre ju futën në veturë me dhunë, pasi që ia shpërthyen gomat veturës.
Ata që e bënë këtë ai pretendon që kishin maska dhe armë në duar, të cilët arritën të plaçkitin dokumente dhe gjëra me vlerë afër 20 mije euro, njofton Klan Kosova.
Dy prindërit u munduan të rezistonin ndonëse ishin të trishtuar, frikën më të madhe e kishin fëmijët që u traumatizuan nga ngjarja e rëndë.
Ngjarjen e rëndë e tregon edhe Isa Maliqi i cili ishte dëshmitar që i ndihmoi, pasi i dëgjoi britmat. Ndërsa apelon që të bëhet kujdes, shprehet se askush tjetër përpos tij nuk ju dolën në krah, pavarësisht që kishte shumë bashkatdhetarë aty.
Kryefamiljari Zaim Mrasori i dëmtuar shprehet se policia kroate i la jashtë stacionit policor deri në mëngjes dhe as nuk mori shenjat e gishtërinjve të personave që ja shkaktuan këtë në vendngjarje, po ashtu nuk e lan të jepte dëshmi por vetëm gruan dhe djalin.
Kjo familje ka arritur pas tre ditëve udhëtimi në Zvicër ku ju është drejtuar policisë për ta raportuar rastin.