Familja Mulliqi hap dyert për ngushëllime
28 korrik 2023
| 09:11
Dje në varrezat e lagjes Arbëria në Prishtinë është varrosur profesor Haqif Mulliqi.
Sot familja e tij ka hapur dyert për ngushëllime.
Vajza e tij, Getoarbë Mulliqi, ka njoftuar se sot kanë hapur të pame për Haqif Mulliqin.
“Të dashur e të nderuar,
Dyert për ngushëllime për babin i hapim sot (28.07.2023) nga ora 8:00 deri në orën 13:00 në Hotel Grand në Sallën e Madhe.
E pamja do të zgjasë edhe nesër dhe pasnesër në kohën dhe vendin e njëjtë
Faleminderit për nderimet tuaja”. /Epoka e re/