Familja Rexhepi nga Millosheva bëhet me shtëpi
28 korrik 2018
| 15:07
Bashkësia Islame e Kosovës përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dhe donatorit nga diaspora Muharrem Berisha, ndërtuan shtëpinë për familjen e veterani të UÇK-së, Ibrahim Rexhepi në Milloshevë.
Përfaqësuesit e Shoqatës “Bereqeti” kanë falenderuar kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, për bashkëpunim, ndërsa kryetari Gashi ka uruar familjen Rexhepi përderisa ka përgëzuar donatorët duke besuar që vepra të tilla të kemi edhe në të ardhmen aty ku kemi nevojë.