Familja Salihi nga Babaj i Bokës nga Gjakova kërkon ndihmë për shërimin e 3 vjeçarit

03 janar 2025 | 21:32

Na duhet ndihma juaj për të shpëtuar jetën e Skënder Salihit, një femijë i vogël vetëm 3 vjeç, nga fshati Babaj Bokes, Gjakovë.

Skënderi po perballet me një sfidë të madhe shëndetësore, pasi është diagnostikuar me sëmundjen Hepatoblastom, një formë e rralle e kancerit të mëlçisë që kerkon trajtim të specializuar dhe të shtrenjtë.

Aktualisht, Skënderi eshtë duke u trajtuar ne Turqi. Për të perfunduar trajtimin e nevojshëm dhe për të pasur një shans për shërim, nevojitet një shume prej 242,000 eurosh, shumë kjo që tejkalon mundësite financiare të familjes së tij.

Lutemi që të gjithe ata që kanë mundësi, të kontribuojnë për ta ndihmuar Skënderin të marrë trajtimin e nevojshëm dhe të ketë një shans për t’u shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron Kacoli, njeriu që i ka qëndruar pranë në çdo…