Familjarët dalin t’i presin të afërmit e aksidentuar në Kroaci
27 korrik 2021
| 22:00
Tashmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kanë arritur familjarët e bashkatdhetarëve të cilët gjendeshin në autobusin e aksidentuar në Kroaci.
Aty shihet një numër i madh i veturave që kanë mbushur parkingun e aeroportit me qytetarë të shumtë.
Në mesin e këtyre familjarëve ka shumë gra e fëmijë të cilët po i presin të afërmit e tyre me dhimbje e lot.
Në aeroport tashmë kanë mbërritur dhe tri ambulanca. Sonte pritet që të sillen në Kosovë disa nga udhëtarët që gjendeshin në autobusin e kompanisë “Deva Tours”.
Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së dielës ku 10 persona mbetën të vdekur dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.