Familjarët e dëshmorëve në Drenas pajtohen për zhvendosjen e varrezave
25 maj 2018
| 15:31
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka mbajtur takim me familjarë të dëshmorëve të kësaj komune, me të cilët ka diskutuar për zhvendosjen e varrezave të dëshmorëve në Polac në Kompleksin Memorial në Morinë të Skenderajt.
Familjarët janë pajtuar që të bëhet rivarrosja e familjarëve të tyre dhe kjo është konfirmuar edhe nëpërmjet nënshkrimeve të dhëna.
Komuna e Drenasit ka gjithsejtë 56 dëshmorë që do të rivarrosen në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë.
Rivarrimi i dëshmorëve të UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë është marrë me vendim nga kryeministri Ramush Haradinaj.
/Epoka e re/