
Familjarët e të lënduarve në Koçan po presin pranë spitalit ‘8 shtatori’ në Shkup
16 mars 2025
| 15:50
Spitali “8 shtatori” në Shkup, ka familjarë të personave të lënduar.
Një pjesë e të lënduarve janë të shtrirë në këtë spital, por ka të tjerë në spitalin e Shtipit dhe Koçanit.
Kështu njofton gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, i cili po qëndron në Maqedoninë e Veriut pas tragjedisë që ndodhi në Koçan, ku 59 të rinj dhe të reja humbën jetën pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate.
Pranë spitalit “8 shtatori”, Kryqi i Kuq është në mbështetje të familjarëve me ushqim e gjëra të tjera.