Familjarët e Thaçit dhe Veselit i prijnë marshit për drejtësi (foto)
02 prill 2023
| 14:51
Familjet e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, i kanë prirë marshit të sotëm për drejtësi.
Bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi, Lumnija bashkë me djalin e tyre Endritin, janë parë pranë bashkëshortes së ish-kryeparlamentarit Veseli, Violetës, dhe vajzës së tyre Ritës, duke marshuar drejt shesheve në kryeqytet, përcjell klankosova.tv.
Krah tyre shihet edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Meliza.