Familjarët e Xhafer Devës insistojnë për takim me ambasadorin gjerman

15 shkurt 2022 | 13:09

Familjarët e Xhafer Devës insistojnë për një takim me ambasadorin gjerman në Prishtinë, Jorn Rhode, pas deklaratave të tij për politikanin nga Mitrovica gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Valdet Deva, familjar i Xhafer Devës i cili jeton në Evropë, ka thënë se javën tjetër do të qëndrojë në Kosovë dhe do të kërkojë takim me ambasadorin gjerman.

“Ambasadori gjerman z. Rhode nuk më është përgjigjur rreth kërkesës time për kërkimfalje, por as nuk ka prezantuar ndonjë dokument i cili mbështet akuzat e tij ndaj Xhafer Devës. Javën tjetër do të vijë në Kosovë dhe do të kërkojë takim me ambasadorin ashtu siç paralajmërova në letrën time dërguar ambasadorit”, ka thënë ai për “Express”.

Ai ka thënë se e mban të hapur mundësinë e padisë për ambasadorin Rhode.

“Mundësinë e padisë e kemi nën shqyrtim dhe e mbajmë të hapur deri mbas deklaratës që shpresojmë ambasadori z. Rhode duhet ta bëjë”, ka thënë Deva.

Para disa ditësh, Valdet Deva, i ka shkruar letër ambasadorit Rhode, ku i ka kërkuar atij që të bëjë kërkimfalje për deklaratat e tij për Xhafer Devën ose t’i nxjerr provat se Xhafer Deva ka qenë pjesëmarrës në Holokaust për dorëzimin e hebrenjve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i karburanteve ka rënë nga niveli më i lartë…