Familjarët marrin trupa e terroristëve të vrarë në Banjskë
30 shtator 2023
| 17:18
Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ka përfunduar autopsia e trupave të tre terroristëve të vrarë gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Trupat e terroristëve iu janë dorëzuar familjarëve.
Një nga përfaqësuesit ligjorë të familjeve të serbëve të vrarë tha gjatë grumbullimit të kufomave se rezultatet e autopsisë do të dihen për 15 ditë.
Para Institutit për Mjekësi Ligjore në Prishtinë kanë qenë të pranishëm avokatët e familjeve të viktimave dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
S.N do të varroset nesër në Vërnjaçka Banja, ndërsa B.M dhe I.M në Leposaviq.