Familjari i heroit Fadil Vata i reagon Kurtit: Ti nuk je kryeministër i idealëve të tij

30 janar 2025 | 16:45

Familjari i heroit Fadil Vata, avokati Labinot Vata ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë një tubimi elektoral në Therandë ka përmendur heroin Vata.

Labinot Vata, i ka thënë Kurtit se asnjëherë nuk mund të jetë kryeministër i idealëve të Fadil Vatës.

Vata ia ka kujtuar Kurtit se nuk ka marrë pjesë në asnjë përkujtim të Fadil Vatës, ndërsa tani në kohë fushatë është duke e përdorur emrin e tij.

“Albin Kurti për të kërkuar votat e qytetarëve të Suharekës/Therandës, në një tubim elektoral, deklaroi se jam në Therandën e Fadil Vatës. Albin, ti mund të jesh në Therandën e Fadil Vatës, por ti nuk je kryeministër i idealëve të Fadil Vatës, e as të bashkëveprimtarëve të tij. Theranda çdo ditë përkujton Fadil Vatën dhe veprat e tij, përkujtim të cilën nuk i’u bashkëngjite asnjëherë, e tani në kohë fushate po e përdorë emrin e Fadil Vatës, për të marrë besim të qytetarëve, e i cili besim është keqpërdoruar nga ju gjatë katër viteve të fundit, duke e izoluar Kosovën dhe duke e ndaluar atë në rrugën e saj drejtë zhvillimit dhe forcimit. Albin, qytetarët e Therandës janë koordinuar për t’ju ndaluar të koordinoheni me miqtë tuaj me mandat të rezervuar. Jo Albin”, ka shkruar Vata.

Kujtojmë se vëllai i Fadil Vatës, Ramë  Vata është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 58.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga fishkëllimat në “Allianz Stadium” te ofendimet në rrjetet sociale,…