Familjari konfirmon: Faton Hajrizi u vra
19 korrik 2024
| 15:37
Artan Hajrizi ka konfirmuar për RTV21 se personi që u vra sot nga autoritetet serbe, në një fabrikë të braktisur në Loznicë është vëllai i tij, Faton Hajrizi.
Pak më parë zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit është vrarë. Faton Hajrizin, dyshohej për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e policit Vjekoslav Iliq.