Familjes Limani i lindin trinjakë, kryetari Latifi shpërblen prindërit me 1000 euro

07 tetor 2023 | 10:33

Gëzim i madh në familjen Limani nga komuna e Rahovecit. Flora dhe Flamur Limani janë bërë prindër të trinjakëve, Diorit, Dorelës dhe Denisës.

Kështu ka kërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Me shumë kënaqësi, sot vizitova Florën dhe Flamur Limanin, të cilët ditë më parë u bënë prindër të trinjakëve, Diorit, Dorelës dhe Denisës.”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Kryetari Latifi në shenjë urimi e mbështetje, nënës dhe trenjakëve ua ka ndarë një shumë simbolike.

“Në shenjë urimi dhe mbështetjeje, me vendim i ndava 1000 € si dhuratë simbolike për nënën dhe fëmijët.”, ka shkruar Latifi ndër tjera.

Njoftimi i plotë i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi:

Me shumë kënaqësi, sot vizitova Florën dhe Flamur Limanin, të cilët ditë më parë u bënë prindër të trinjakëve, Diorit, Dorelës dhe Denisës.

Vështirë se ka një ngjarje që mund të krahasohet me lindjen e fëmijëve. Është një moment gëzimi, emocioni dhe dashurie të pafund. Ardhja e një foshnjeje në jetë është një ngjarje e bukur që ndërron kahet e jetës së prindërve dhe krijon kujtime të panumërta, të paharrueshme, por ardhja në dritë e fëmijëve trinjak është unike. Është një moment shprese teksa lind një brez i ri, që bart premtimin e një të ardhmeje plot mundësi dhe potencial. Lindja e fëmijëve është një moment kur ndihet vetë mrekullia e jetës dhe na kujton se sa e çmuar është ajo.

Flora dhe fëmijët gëzojnë shëndet të plotë dhe i urova t’i kenë gjithë të mirat në jetë.?

***

Në shenjë urimi dhe mbështetjeje, me vendim i ndava 1000 € si dhuratë simbolike për nënën dhe fëmijët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori dhe regjisorii njohur, Enver Petrovci së fundmi ka bërë…