Familjes që humbi pesë anëtarë sot edhe para 29 vitesh i kishin vdekur tre persona në rrugën e njëjtë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën, pasi një familje pesë anëtarëshe kanë vdekur gjatë një aksidenti në rrugën Suharekë-Duhlë.
Rasti ka ndodhur kur vetura e tipit BMW është përplasur me një autobus.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, duke thënë se aksidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës.
Telegrafi mëson se në veturën e familjes nga Sopia e Suharekës, kanë qenë kryefamiljari J.Sadikaj, me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre si dhe nëna e viktimës J. Sadikaj.
Kësaj familjeje, ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para 29 viteve.
Telegrafi mëson se babai i viktimës J.Sadikaj, sëbashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident komunikacioni në rrugën e Duhlës.
Familja Sadikaj jetonte në Zvicër, ndërsa kishte ardhur për pushime në Kosovë.