Familjes së Afrim Bunjakut i dhurohet donacion në vlerë 9 mijë e 200 dollarë
18 tetor 2023
| 12:12
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Së bashku me sindikalistët kanë qenë edhe përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë.
Bëhet me dije se familjes i është dhuruar donacioni në vlerë prej 9 mijë e 200 dollarë. “Me datë 17.10.20203 ishim për vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku së bashku me përfaqësuesit e DRP Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë, ku ju dhurua një donacion familjes së rreshterit Afrim Bunjaku në vlerë prej 9 mijë e 200 dollarë”, thuhet në njoftimin për medie.