Familjes së heroit Bunjaku i ndahet medalja ‘Mburojë e Policisë’

27 shtator 2023 | 16:57

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, ia ka ndarë të mërkurën medaljen “Mburojë e Policisë” familjes së heroit Afrim Bunjaku.

Sipas njoftimit, drejtori Hoxha, bashkë me stafin e tij, ka vizituar familjen Bunjaku dhe në emër të Policisë së Kosovës  ka shprehur ngushëllime për rreshterin Afrim Bunjaku.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ka rënë në krye të detyrës më 24 shtator 2023, si pasojë e një sulmi nga një grup terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku e ka prezantuar sot projektin…