Familjes së Rifat Zenelit i dorëzohet urdhri “Heroi i Kosovës”
17 shtator 2019
| 16:03
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se familjes Zeneli nga Mitrovica ia ka dorëzuar urdhrin “Heroi i Kosovës” për luftëtarin Rifat Zeneli.
Thaçi ka thënë se Rifati ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të UÇK-së në Shalë të Bajgorës.
“Familjes Zeneli nga Mitrovica ia dorëzova urdhrin ‘Heroi i Kosovës’ për luftëtarin Rifat Zeneli. Rifati ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të UÇK-së në Shalë të Bajgorës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/