Familjet që kanë mbetur me zero të ardhura a jetojnë në Kosovë?
16 maj 2020
| 20:28
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se çdo ditë në vend po raportohet për lajme si vetëvrasje, tentim-vetëvrasje, dhunë në familje e gjendje e rëndë sociale.
Kuçi thotë se këto raste a janë duke ndodhur në Kosovë.
“Çdo ditë lajme të tilla: vetëvrasje, tentim vetëvrasje, dhunë në familje e gjendje e rëndë sociale. Çdo ditë statuse të qeveritarëve tanë: ‘sot ditë e mirë për Kosovën, jemi mirë me menaxhimin e Covid-19’. E këto raste a po ndodhin në Kosovë, e familjet që kanë mbetur me zero të ardhura a jetojnë në Kosovë?”, ka shkruar në Kuçi.
(M.Q / Epoka e re)