Fanella e Bajramit shitet për shifrën rekord në ankand
20 qershor 2024
| 16:29
Fanella e Nedim Bajramit është shitur në ankand për 5792 euro. Ky është rezultati përfundimtar i ankandit të hapur pas ndeshjes së parë me Italinë, ku u nxorën në shitje të gjitha fanellat e kuqezinjve për atë ndeshje.
Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e Armando Brojës, që kapi vlerën 825 euro. Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që po zhvillohet në Gjermani.
Lojtarit të Sassuolos i mjaftuan 23 sekonda lojë për të dërguar topin në rrjetë: askush në historinë e Evropianit nuk kishte shënuar një gol më të shpejtë. 25-vjeçari kuqezi, i lindur në Zyrih, është “ylli” i momentit i Kombëtares Shqiptare.