Fanella e Hendersonit shitet më së shpejti në histori të Ajaxit

19 janar 2024 | 14:42

Futbollisti Jordan Henderson ka nënshkruar dje për skuadrën e Ajaxit.

Hendersoni ka nënshkruar kontratë me holandezët deri në qershor të vitit 2026.

Mesfushori anglez rikthehet në Evropë, pas një aventure të shkurtë në futbollin arab tek Al-Ettifaq, me të cilët ka shkëputur kontratën.

Pasi ka nënshkruar me gjigantin holandez, Hendersoni ka thënë se ai dhe skuadra e tij e re kanë pasur vit të vështirë, megjithatë ka potencuar se ai dëshiron t’i ndihmojë skuadrës për të kaluar periudhën e vështirë.

Ende pa u bërë një ditë e plotë, sipas faqes “Ajax Life”, fanella e futbollistit anglez është shitur më së shpejti në histori të klubit holandez.

Jordan Henderson mund të debutojë me Ajaxin të dielën, kur ballafaqohen me Waalwijk në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me vetura dhe…