Fanella e Jordanit shitet rreth pesë milionë dollarë
11 gusht 2022
| 16:32
Fanella e një prej basketbollistëve më të mirë në histori, Michael Jordan, të cilën e veshi gjatë serisë së fundit të “play-off”-it në karrierën e tij në NBA, u shit në një ankand për një shumë të pabesueshme prej pesë milionë dollarësh.
Siç raportojnë mediet botërore, bëhet fjalë për fanellën e famshme të kuqe të Çikagos me numrin 23 nga ndeshja e parë e serisë finale kundër Jutas në vitin 1998. Jordani më pas udhëhoqi Chicago në një triumf në finale dhe kampionatin e tij të gjashtë.
Kjo është fanella e dytë sportive më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë dhe më e shtrenjta kur bëhet fjalë për basketboll, pas fanellës së futbollistit të famshëm argjentinas Diego Armando Maradona të vitit 1986, e cila u shit për 9.3 milionë dollarë.