![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/aguero.jpg)
Fanella legjendare e Agueros del në shitje (video)
Me golin e tij, Manchester City kishte fituar për herë të parë trofeun e Premier Ligës.
Gëzimi i Sergio Agueros ishte shumë i madh, bile e pati zhveshur edhe fanellën gjatë festës së tij.
E ajo fanellë e Agueros që e kishte djersitur në ndeshjen kundër QPR-së, në xhiron e fundit të elitës së futbollit anglez, është vendosur në ankand për çmimin 23 mijë euro.
Por çmimi i bluzës në ndërkohë edhe mund të rritet, varet nga interesimi.
Bluza e argjentinasit ishte marrë nga një qytetar i Manchesterit, i cili e kishte dhuruar atë për espozim në muze, shkruan “Klankosova.tv”.
Fanella me numrin 16-të, do të shitet nga organizata Hansons Auctioneers me 3 nëntor kurse të gjitha parat do të shkojnë për bamirësi.
Manchester City në edicionin 2011/12 ishte në garë për titull me rivalin e qytetit, Manchester United. Pas 38 xhirosh, “Qytetarët” dhe “Djajtë e kuq” kishin pikë të barabarta në tabelë me nga 89, por diferenca e golave bëri që Manchester City të shpallet kampion.
Më poshtë keni reagimin e ekipit dhe tifozëve të Manchester United kur kishin triumfuar në xhiron e fundit ndaj Sunderland 1-0. Ata menduan se do të jenë kampion të Anglisë pasi, Manchester City ishte duke barazuar 2-2, deri kur në skenë doli Sergio Aguero dhe e elektrizoi atmosferën në “Etihad”.