Fanol Shala thyen rekordin botëror në paragllajdizëm
30 prill 2024
| 14:57
Paragllajdisti kosovar, Fanol Shala, ka arritur rezultat mbresëlënës në Kupën e Botës (seria e dytë) disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania të Turqisë. Shala u rendit i dyti nga 69 garues, me gjashtë pikë në total, por ajo që e veçoi më shumë ishte rekordi botëror.
Shala pati gjashtë ulje radhazi me rezultat 1 cm (total 6 cm), duke thyer rekordin botëror, të konfirmuar pas garës edhe nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës. Vendin e parë e zuri kampioni botëror, kinezi Yang Chen. Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë të Kosovës Veton Sylaj, Migjen Shala, Gezim Statovci dhe Avni Kuçi.