Fansat e krahasuan me Einxhel në foton e fundit, Bora Zemani bën veprimin e papritur
Bora Zemani është njëra ndër personazhet më të përfolura. E së fundi është diskutuar shumë një postim i saj.
Postimi i fundit në profilin e saj të “Instagramit”, ajo është shfaqur me një kapelë dhe pa grimë.
Krah saj ajo ka shkruar: “Punë punë… po dhe ndonjë foto”.
E nga ky postim ndjekësit kanë filluar ta krahasojnë moderatoren me Einxhel Shkirën.
Fakti që mban një kapele, aksesor shumë i parapëlqyer për Einxhel, dhe pozicioni që ka marrë, ka bërë që të ngatërrohen. “Like nëse ju duket si Einxhel”, shkruan dikush komenti i të cilit mori mijëra pëlqime brenda pak orësh.
Të tjerë shkruajnë: Mendova se ishte Einxhel, Ua si Einxhel, Si Einxhel dukesh.
Madje ndër të tjera nuk kanë hezituar edhe ta etiketojnë Einxhelin.
Mirëpo, këto krahasime mund të mos i kenë pëlqyer shumë Borës, pak orë më vonë ajo e ka fshirë postimin e saj nga ‘Instagrami’. Nuk dihet nëse u bënë shkak komentet e ndjekësve apo Borës nuk i pëlqeu fotoja por tashmë ajo nuk figuron më në llogarinë e saj të ‘Instagramit’.