Fansat e Kylie Jenner dëshpërohen ndaj markës së saj: “Material i lirë”
26 shkurt 2024
| 12:34
Kylie Jenner ka lansuar linjën e re të modës, Kthy.
Në vjeshtën e vitit 2023, zbuloi markën e saj dhe që nga atëherë ka lëshuar tre këste të tjera.
26-vjeçarja fillimisht u shfaq me një fustan të bardhë ku shfaqi linjat trupore, mirëpo krahas bukurisë fansave iu ra në sy diçka tjetër.
Ata dukeshin të irrituar duke shkruar se materiali duket shumë i lirë.
Një tjetër reagoi: “Më duket se çdo produkt që ajo ia vë emrin është i lirë. Çdo produkt grimi i Kylie që kam provuar ishin plehra”.
Në të kaluarën ajo ka nxjerrë koleksione veshjeje. Kjo nuk është hera e parë që Kylie ekspozon linjat trupore në rrjetet sociale.