“Fansat mund të shikojnë deri te dhoma e…” Fqinjët zbulojnë pse Ronaldo po braktis rezidencën 6 milionë dollarë
Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, ka vendosur krejt papritur që të largohet nga rezidenca e tij luksoze prej 6 milionë paund. Thuhet se ylli i ri i Manchester United ka marrë një vendim të tillë pasi mendon se fansat e tij mund ta shohin deri te dhoma e… gjumit.
Që kur Ronaldo u transferua në fshatin e pasur, Cheshire, dhjetëra tifozë janë mbledhur atje me shpresën që ta shikonin. “The Sun” shkruan se teksa përplaseshin me një portë në një fushë aty pranë, ata ishin në gjendje që të kishin pamje perfekte nga rezidenca me shtatë dhoma gjumi.
Cristiano ka pak kohë që është zhvendosur atje së bashku me partneren 27-vjeçare, Georgina Rodriguez, dhe fëmijët e tyre.
Si pasojë, mendohet se futbollisti i famshëm mori vendimin që të largohet nga aty pikërisht se e “spiunonin” fansat jashtë. Thuhet se Ronaldo ka kuptuar se ata do të ishin në gjendje që të shikonin atë dhe Georginën te dhoma e gjumit.
Sipas “The Sun”, 36-vjeçari gjithashtu mendohet se është i pakënaqur nga zhurma e deleve në një fushë pranë shtëpisë së tij luksoze.
“Nëse e dini ku të shkoni, mund të shihni menjëherë në shtëpinë e Ronaldos, madje edhe dhomën e gjumit. Fansat e kishin zbuluar këtë”, tha një vendas.
Artisja vendase, Jessica Owen, ka zbuluar se si është shtuar trafiku që kur Cristiano Ronaldo u transferua atje. Ajo ka shtuar se shumë tifozë të tij shkonin me shpresën që të shikonin futbollistin.
“Shtëpia është e dukshme nga rruga. Madje personat që janë mbi kalë mund të shohin drejt e te dhoma e gjumit, sepse dritaret janë aq të mëdha. Kam parë gjithashtu tifozët e Manchester United që zbresin nga makinat e tyre dhe shkojnë drejt shtëpisë së Ronaldos. Mendoj se siguria do ketë qenë gjithashtu e shqetësuar”, ka treguar Jessica.