Fansat ngelën pa fjalë nga pozat “hot” të motrës së Afërdita Dreshajt
24 shtator 2021
| 14:23
Jehona Dreshaj nuk njihet vetëm si motra e Afërdita Dreshajt, por edhe për faktin se merret me modën. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku nuk mungojnë pozat seksi.
Së fundmi, modelja e njohur ka “tronditur” rrjetin me disa fotografi që i realizoi brenda një makine.
Bukuroshja zeshkane shihet e veshur me një fustan shumë të shkurtër, i cili i ekspozon mjaft bukur linjat trupore mjaft seksi.
Përveçse pozat morën mijëra pëlqim, ndjekësit nuk ia kursyen komentet e bukura. “Uau sa e bukur. E mrekullueshme. Zjarr. Seksi”, janë disa nga komplimentet që fansat i kanë lënë motrës së këngëtares.