Fansi i fiksuar pas Kylie Jenner arrestohet përballë shtëpisë së saj
Një burrë i quajtur Jrue Mesgan u arrestua jashtë shtëpisë së saj nga Departamenti i Sherifit të Los Angeles-it dhe po mbahet me kusht 20,000 dollarë.
Kylie Jenner mund të jetë më e qetë tashmë që një person, i cili e përndiqte ra në prangat e policisë amerikane.
Jrue Mesgan trokiti në portën e pronës së saj prej 36.5 milionë dollarësh në Holmby Hills të dielën.
Një roje sigurie telefonoi më pas 91-n. Mesgan u arrestua për shkelje të një urdhri të mëparshëm gjykate, por mund të lirohet me kusht për 20,000 dollarë.
Mesgan është përpjekur vazhdimisht të kontaktojë me CEO të Kylie Cosmetics muajt e fundit.
Motra më e madhe e 24-vjeçares, Kendall Jenner, gjithashtu ka pasur probleme të ngjashme me fansat ‘e fiksuar’. Më 31 mars, një përndjekës dyshohet se hyri në një nga pishinat në shtëpinë e saj në Beverly Hills, ku bëri një not nudo. Më 28 mars, i njëjti person i dhunshëm ka trokitur në dritaret e shtëpisë së saj. 27-vjeçaShaquan King, 27 vjeç, u akuzua për kundërvajtje për shkelje në orën 2 të mëngjesit.