Fansja e paditi pasi e qëlloi me mikrofon, merret vendimi për reperen e famshme
Reperja e famshme, Cardi B, gjuajti pak ditë më parë me mikrofon një fanse, pasi kjo e fundit i hodhi asaj një pije teksa po performonte. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerti të artistes në Las Vegas.
Pas kësaj ngjarje aspak të këndshme, fansja e ka paditur reperen e famshme. E së fundmi është marrë vendimi për Cardi B, e cila është shpallur e pafajshme në mungesë të provave.
“Pas shqyrtimit të plotë të këtij rasti dhe konsultimin me Zyrën e Prokurorit të Qarkut Clark, kjo çështje është mbyllur pasi nuk ka prova të pamjaftueshme. Asnjë akuzë nuk do të ngrihet në lidhje me këtë rast”– tha një përfaqësues i Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas për “People”.
Ndërkohë kujtojmë që mikrofoni që këngëtarja Cardi B i hodhi një spektatori gjatë koncertit të saj gjatë fundjavës pritet të dalë në ankand për bamirësi.
Vlera tashmë ka arritur në 30,000 dollarë dhe ankandi do të përfundojë më 8 gusht.