Fansja i kujton lekët, Arbana Osmani i kthen përgjigjen e epike

25 shkurt 2022 | 16:20

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura nga publiku shqiptar. Si pasojë, ajo komentohet dhe ndiqet shumë. Mirëpo, ndodh ndonjëherë që merr edhe ndonjë koment “pikant”. Hera e fundit ka qenë në një nga fotot, që Arbana ka publikuar pas mbarimit të “Big Brother VIP”.

Moderatorja kishte zgjedhur të relaksohej pak pas kësaj eksperience të lodhshme dhe padyshim këtë moment e ka ndarë në rrjetet sociale. Duket se ky çëst nuk i ka shpëtuar Arbanës pa një koment të një fanse, të cilës ajo edhe i është përgjigjur.

“Jeta është e mirë”, ka qenë mbishkrimi i Osmanit në foton, ku po relaksohej.

Ndërsa fansja i ka shkruar: “Kur ke lek e mirë është”.

“Sidomos kur lekët i ke me punën tënd”, ia kthen Arbana me të cilën janë bashkuar qindra ndjekës që kanë pëlqyer komentin e saj.

Kujtojmë që moderatorja është në pritje të ëmbël dhe pret të bëhet nënë për herë të tretë. Ajo ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës, por të gjithë janë bërë kurioz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Serbisë kanë qëndruar në sallën e Organizatës për…