Kosova e mrekullueshme, fitoi me rezultat 3-1

11 tetor 2018 | 20:54

Kosova e mrekullueshme, fitoi me rezultat 3-1 Kosova ka shënuar fitore të mrekullueshme ndaj Maltës me rezultat 3-1, pas një paraqitje jashtëzakonisht dominuese në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

……………………………

Veda Muriqi ka shënuar për epërsinë e Kosovës ndaj Maltës me rezultat 2:1.

Kosova ka rikthyer epërsinë ndaj Maltës në 2:1 në duelin e tyre në Ligën e Kombeve.

Vedat Muriqi më në fund shënoi pas disa rasteve të mira duke kaluar Kosovën në epërsi për herë të dytë në ballafaqimin në stadiumin “Fadil Vokrri.

……………………………..

Kosova e ka nisur jo favorshëm pjesën e dytë ndaj Maltës.

Në rastin e parë të mirë Malta arriti të konkretizojë për të barazuar shifrat, 1-1.

Kosova mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Maltës

……………………………..

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Maltës në Ligën e Kombeve.

Ishte Benjamin Kololli ai që i dha epërsinë Kosovës në minutën e 30 pas asistimit nga Valon Berisha.

Kosova rrezikoi edhe dy herë më pas përmes Edon Zhegrovës, goditjen e të cilit e ndali shtylla.

E rast jashtëzakonisht të mirë kishte edhe Vedat Muriqi.

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Maltës

……………………..

Ishte mbrojtësi Benjamin Kololli që shënoi golin e epërsisë në minutën e 30.

Ky ishte goli i tij i parë në fanellën e Kosovës.

Për të asistoi Valon Berisha.

…………………..

Ka nisur ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Maltës e vlefshme për Ligën e Kombeve

Në “Fadil Vokrrin” e stërmbushur Kosova është në kërkim të pikëve maksimale për të vazhduar të jetë lider i Grupit 3 në Ligën D.

Nga dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve përfaqësuesja e Kosovës ka mbledhur katër pikë.

Formacionet zyrtare janë këto:

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, pronari i…